Man Unitedit i ikën fitorja nga duart, Crystal Palace shmang humbjen në shtesë

Manchester United është ndalur me barazim 1:1 në udhëtim te Crystal Palace në ndeshjen e mbetur të javës së shtatë.

“Djajtë e Kuq” patën fitoren në duar deri në minutën e parë shtesë të ndeshjes, kur Crystal Palace arriti barazimin.

Bruno Fernandes hapi serinë e golave kur shënoi në minutën e 43-të me ndihmën e Eriksen që luajti rolin e asistuesit.

Olise realizoi super-gol për vendasit nga gjuajtja e lirë në minutën e parë shtesë, duke e shmanguar humbjen e skuadrës së tij.

Manchester United me këtë fitore ngriten në pozitën e tretë me 39 pikë.

Crystal Palace është i 12-ti me 2 pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *