Në xhiron e 14-të të Premier Ligës angleze, Manchester United ka regjistruar një fitore të thellë përball Leeds Unitedit me rezultat 6-2 në ndeshjen e cila u zhvillua në “Old Trafford” të Dielën
McTominay i shtangi të gjithë kur realizoi dy gola brenda dy minutave më të filluar ndeshja, pra në minutat 2’ dhe 3’
Bruno Fernandez dhe Lindelof e ngritën epërsinë e “Djajve të Kuq” në 4-0, derisa Cooper e ngushtoi atë në 4-1 në minutën e 42’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesën e dytë, United vazhdoi me lojë të mirë duke dominuar ndaj mysafirëve dhe realizuan edhe dy gola të tjerë nëpërmjet Jamies dhe Bruno Fernandez.
Në minutën e 73’ të ndeshjes, Dallas realizoi edhe golin e dytë për Leeds United dhe ky ishte edhe rezultati final i kësaj ndeshjeje.
Kjo fitore është një mesazh i qartë për të gjithë rivalët e Premier Ligës se Manchester United do të jetë aty në garën për titull dhe deri më tani ka mbledhur 26 pikë si dhe renditet në vendin e tretë në tabelë.