Man.City përgatit 100 mln paund për kartonin e Jack Grealish!

Manchester City përgatit goditjen e vitit në Premier League. Drejtuesit e kampionëve të Anglisë po presin fundin e Euro 2020 për të bërë të mundur transferimin e Jack Grealish në Etihad.

Ylli i Aston Villas i cili është i grumbulluar nga Southgate në kombëtaren angleze pëlqehet shumë nga trajneri i Citiziens Pep Guardiola dhe për të kënaqur teknikun spanjoll drejtuesit e Manchester City janë të gatshëm të derdhin në arkat e Aston Villas 100 milionë paund për kartonin e Grealish, një shifër e frikshme të cilën vetëm Manchester City mund ta paguajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *