PSG po flet për Lionel Messin herë pas here, e City është vendosur të punojë me një ‘taktikë më pak agresive’ në përpjekjet e tyre për të transferuar Messin në Etihad.
Man City ende nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Messit në një transferim falas këtë verë, sipas ESPN.
Tani, PSG duket se po udhëheq garëm për të siguruar shërbimet e 33 vjeçarit pasi ata kanë qenë duke folur për interesimin e tyre për Messin gjatë muajve të fundit.
“PSG po bën një gabim me strategjinë që po përdorin,” tha një gazetar i ESPN. “Leo nuk e pëlqen tërë atë zhurmë në media dhe aq më pak llojin e komenteve [të cilat janë bërë]”.
Kështu, City po planifikon të miratojë një ‘taktikë më pak agresive’ në përpjekjet e tyre për të zbarkuar Messin në fund të sezonit kur edhe skadon kontrata e tij me katalanasit.