Man City mund të luajë në Champions 2020/21 edhe nëse konfirmohet përjashtimi

Manchester City mund të luajë në sezonin e ardhshëm të Champions League, pavarësisht vendimit të UEFA-s për t’i përjashtuar qytetarët për dy vitet e ardhshme nga kompeticionet europiane për shkelje serioze të Fair Play-t Financiar.

Klubi e ka çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës dhe ka të drejtën të kërkojë pezullimin e vendimit në pritje të përfundimit të gjyqit.

Para se kërkesa të miratohet, do të konsiderohen disa aspekte si dëmet që do t’i shkaktoheshin klubit, mundësia që City ta fitojë apelin dhe interesat e vetë klubit dhe UEFA-s.

Në edicionin e kaluar të Champions League data e fundit për t’u regjistruar ka qenë 3 qershori.

Nëse vendimi i CAS-it nuk do të vijë para 1 qershorit, City mund të pranohet në Champions League 2020/21 dhe pezullimi dyvjeçar do të fillonte nga sezoni 2021/22.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *