Nuk ka gabime te Manchester City në këtë përfundim të sezonit në Premierligë.
“Citizens” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit anglez.
Gundogan kaloi vendasit në epërsi në minutën e 37-të, para se Haaland të dyfishonte vetëm dy minuta më pas.
Ishte Gundogan që realizoi sërish në të 51-tën për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Manchester City tani shkon në kuotën e 85 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Arsenali.
Kurse, Evertoni mbetet i 17-ti me 32 pikë, vetëm një më shumë se ekipet e zonës së rrezikshme.