Man City fiton titullin e Kupës së Botës për Klube

Manchester City ka triumfuar ndaj Fluminnese, me rezultat 4-0, në finale të Kupës së Botës për Klube.

Serinë e golave e nisi Julian Alvarez, në minutën e 1’. Ndërkohë Nino, realizo autogol në minutën e 27’, duke e ngritur epërsinë e Qytetarëve prej dy golave. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Phil Foden e shënoi golin e tretë në ndeshje për Cityn në minutën e 72’.

Ndërsa fitorja u vulos nga ai që e shënoi golin e parë në minutën e 88’.

Për Cityn, kjo është hera e parë që e fiton trofeun e parë në histori të klubit.

Kështu Qytetarët nën drejtimin e Pep Guardiolës i kanë fituar pesë trofe gjatë këtij viti – Premier League, FA Cup, Ligën e Kampionëve, Superkupën, Kupën e Botës për Klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *