Man City fiton pas tetë viteve në ‘Molineux’

‘Qytetarët’ nuk patën një ndeshje të lehtë, por arritën të rrëmbejnë fitoren kundër Wolves me rezultat 1:3 në stadiumin ‘Molineux’, aty ku nuk fitonin që nga viti 2012.

Pjesa e parë nuk pati shumë histori, me mysafirët që dominuan dhe shënuan dy gola.

Kevin de Bruyne (20′) zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë, ndërsa Phil Foden (32′) dyfishoi epërsinë.

Por 45 minutëshi i dytë solli një Wolves krejt tjetër, të cilët edhe ngushtuan rezultatin përmes Raul Jimenez (78′). Skuadra e Nuno Espirito Santo kishte edhe disa raste të mira në këtë gjysmë pjesë, por nuk ia doli t’i shfrytëzonte, duke mbetur në kuotën e tre pikëve pas dy ndeshjeve të para.

Gabriel Jesus (90+5′) vulosi fitoren e cityzens në fund.

Ndërkohë, City takimi e radhës e luan në shtëpi kundër Leicesterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *