Man City e demolon Norwichin

Manchester City është këndellur pas humbjes në xhiron e parë ndaj Tottenhamit dhe ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Norwichit.

Festivalin e golave e nisi Tim Krul që realizoi autogol në minutën e shtatë të ndeshjes.

Epërsia mund të dyfishohej në minutën e 16-të kur Ferran Torres realizoi, por goli u anulua pasi paraprakisht Bernardo Silva kishte shkaktuar faull në Milot Rashicën.

Por, goli i dytë erdhi gjashtë minuta më vonë. Ishte Jack Grealish që realizoi pas asistimit të Gabriel Jesus. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Laporte realizoi për 3:0 në minutën e 64-të, kurse shtatë minuta më vonë edhe Sterling realizoi.

Goli i fundit në ndeshje erdhi në minutën e 84-të kur Mahrez realizoi pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Milot Rashica luajti tërë ndeshjen, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Me këtë fitore, Manchester City del momentalisht në vendin e katërt me tri pikë pas dy xhirove, kurse Norwich bie në vendin e fundit në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *