Malisheva po duket e frikshme në Superligë, prezanton dy transferimet e radhës

Malishave me shumë seriozitet po punon për ta ‘pushtuar’ Superligën në edicionin e ri.

Kjo skuadër gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe dy futbollstët e radhës.

Bëhet fjalë për Abit Salihun dhe Edison Mazrekun, të cilët i janë bashkuar Malishevës.

“FC Malisheva ka kënaqësinë të ju njoftoj se kemi arritë marrëveshje me futbollistët Abit Salihu dhe Edison Mazreku”, thuhet në njoftimin e klubit.

Salihu luan në qendër të mbrojtjes dhe në të kaluarën ishte pjesë e 2 Korrikut.

Mazreku luan në pozitën e mesfushorit ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës FC Oberneuland në ligën e katërt të Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *