Malisheva përforcohet me 7 lojtarë, synon inkuadrimin në Superligë

Klubi i futbollit Malisheva, ka njoftuar se ka transferuar shtatë futbollist në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra e cila garon në Ligën e Parë në Grupin A, është përforcuar me lojtarë nga Superliga e Kosovës.

Malisheva ka transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë Viktor Kukën nga Feronikeli, mesfushorin Arbisos Thaçin nga Drenica, sulmuesin Armend Abazin, mbrojtësin Ardian Hotin, sulmuesin Bleon Sekiraqën, mesfushorin Endrit Asllanaj dhe portierin Flamur Gashin.

Me këto përforcime Malisheva bëhet pretendente kryesore për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës, nën udhëheqjen e trajnerit të njohur Arsim Thaçi.

Sezonin vjeshtor Malisheva e ka mbyllur në vendin e dytë me 26, po aq pikë sa ka edhe Dukagjini në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *