Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhduar vizitat e tij në klubet e Superligës në kuadër të procesit të digjitalizimit.
Klubi i radhës të cilit i është dorëzuar pakoja e katapultave GPS të prodhuara nga kompania e licencuar nga FIFA, “Fitogether” është KF Malisheva.
Numri një i shtëpisë së futbollit kosovar, Ademi ka shpalosur këtë projekt para futbollistëve dhe shtabit teknik të Malishevës gjatë stërvitjes së sotme (e martë).
FFK-ja vlerëson se ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo paisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.
Ademi me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme kanë vizituar edhe Ballkanin, duke ua dorëzuar të njëjtën pako.
Drita ishte klubi i parë në Superligë të cilës iu bë dorëzimi i katapultave GPS nga Federata e Futbollit e Kosovës.