Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshje të Albi Superligës së Kosovës. Gjilani – Prishtina është shtyrë për shkak të problemeve të Gjilanit, derisa Lira- Drita kanë barazuar me rezultat 0-0. Ndeshja tjetër, me Malishevës dhe Fushë Kosovës përfundoi me rezultat 6-1 për Malishevën, fitore kjo që i ngjit ata në vendin e parë
Kanë përfunduar dy ndeshje të Albi Superligës së Kosovës në futboll, ku Drita ka barazuar në Prizren kundër Lirisë derisa Malisheva e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat të thellë, 4-1.
Liria – Drita 0-0
Drita nuk ka arritur të marrë fitore në udhëtim kundër Lirisë së Prizrenit, të cilët u kthyen sivjet në Albi Superligën e Kosovës. Ndeshja përfundoi e barabartë me rezultat 0-0, derisa të dy skuadrat kanë mundur lehtë të shënojnë gol por që ishin të pafat dhe në fund ajo përfundoi pa asnjë gol të shënuar. Ndeshjen e ardhsme Liria do të luan kundër Dukagjinit si mysafirë derisa Drita do të këtë punë me kampionin në fuqi të Kosovës, FC Ballkanin.
Malisheva – Fushë Kosova 6-1
Malisheva ka shënuar një fitore të thellë duke e mposhtur me rezultat 6-1 skuadrën e promovuar sivjet në Albi Superligën e Kosovës, Fushë Kosovën. Pjesa e parë ishte e barabartë dhe u shënuan vetëm dy gola në këtë ndeshje. I pari që shënoi ishte sulmuesi Altin Aliu në minutën e 23-të te ndeshjes. Barazimi erdhi në minutën e 25-të kur shënoi sulmuesi Statovci. Në pjesën e dytë Malisheva shënon edhe pesë gola pasi Fushë Kosova mbeti me një futbollist më pak. Sulmuesi i ri i Malishevës Drilon Hazrollaj shënoi het – trik duke shënuar në minutat 60, 67 dhe 90. Aliu shënoi golin e katër në minutën e 74 kurse Ilir Mustafa shënoi golin e pestë në minutën e 89-të. Ndeshjen e radhës Malisheva do ta luan kundër Prishtinës në udhëtim kurse Fushë Kosova do të luan kundër Llapit.
Pas kësaj fitoreje Malisheva është në vendin e parë me gjashtë pikë e pësuar nga Drita në vendin e dytë.