Ndeshja e dytë doli të jetë determinuese për eliminimin e bardhekaltërve nga arena ndërkombëtare.
Në lojën e parë, Malisheva arriti fitore 1-0 me golin fantastik të Brrutit, por në Podgoricë skuadra e Kidës u shpartallua komplet.
Malazezët fituan me rezultat bindës prej 3-0, duke u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.
Buducnosti do takohet me SK Rapid në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.