Malisheva dhe Dukagjini pajtohen me nga një pikë në ndeshjen që prodhoi katër gola

Malisheva dhe Dukagjini nuk kanë arritur më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së 18-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Liman Gegaj” u mbyll 2-2 pas 90 minutave lojë.

Të parët që gjetën kuadratin e portës ishin mysafirët me anë të mesfushorit, Ergyn Ahmetit në minutën e 44-të, gol ky që doli të jetë i fundit në pejsën e parë.

45 minutat e dyta i nisën shumë më mirë vendasit që fillimisht barazuan me Bruqin në minutën e 58-të.

Ndërsa katër minuta më vonë rezultatin e përmbysi kapiteni, Dren Kryeziu.

Megjithatë, “Hithat” përkundër që ishin në disavantazh gjetën forcën të barazojnë shifrat në minutën e 65-të kur realizoi me kokë, Bujar Shabani.

Në vazhdim gola më nuk pati me dy skuadrat që u ndan në “paqe”.

Me këtë barazim, Malisheva shkon në pushim dimëror në pozitën e shtatë me 19 pikë, ndërsa Dukagjini është një pozitë më poshtë me një pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *