Kanë përfunduar dy pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Në stadiumin “Liman Gegaj” nuk u shënuan gola aty ku Malisheva dhe Drita luajtën baras me rezultat 0-0.
Suhareka mposhti Prishtinën me rezultat 2-1.
Të parët kaluan në avantazh vendasit me golin e Mevlan Zekës, teksa Ardi Ajdini realizoi për të barazuar shifrat. Për të siguruar fitoren e vendasve realizoi, Liridon Fetahaj.