Islam Makhachev e ka mbrojtur titullin e kategorisë së lehtë në UFC, duke e detyruar kundërshtarin amerikan Dustin Poirier që të dorëzohet nga fundi i raundit të pestë.
Makhachev mbërtheu Poirierin 2:42 minuta në raundin e pestë dhe të fundit.
UFC është seria më e madhe e arteve marciale të përziera.
Gjatë katër rundeve të para Poirier arriti të shmangte tentimet e Makhachevit për ta rrëzuar. Por, Makhachev më në fund arriti ta dërgonte luftën në dysheme në raundin e pestë dhe ata detyronte Poirierin të dorëzohej.
Makhachev 32-vjeçar në total në MMA ka bilanc prej 26 fitoreve e një humbje. Humbjen e vetme e pësoi në serinë UFC nga Adriano Martins në tetor të vitit 2015. Titullin e kategorisë së lehtë e fitoi në tetor të vitit 2022 duke e mposhtur Charles Oliveiran.
Poirier 35-vjeçar ka bilanc prej 30 fitoreve, e nëntë humbjeve. Ai është mposhtur tri herë në luftë për titull.