Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, i ka siguruar Kosovës një medalje në Izrael.
Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv.
Kelmendi është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit.
Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Wurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale u mposhtë nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.
Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
KOK përgëzon suksesin e Majlindës dhe iu uron fat dhe suksese Akil Gjakovës dhe Laura Fazliut, të cilët garojnë nesër.