Sulmuesi i Manchester Cityt, Riyad Mahrez ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit befasues te Arsenal.
Algjeriani ishte i lidhur me kalimin te “Emirates” në vitin 2016, por vendosi të qëndrojë, pastaj kaloi te City.
Sidoqoftë, ka pasur raportime se Mahrez se bashku me Raheem Sterling do shiten, derisa Arsenal ka interesim.
Mirëpo, ky i fundit ka hedhur poshtë këtë mundësi.
“Nuk ka asgjë për të ardhmen time. Jam i lumtur në Manchester. Do qëndrojë me dëshirën e Zotit”, tha ai.
Mahrez e mbylli sezonin me 14 gola dhe nëntë asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat, derisa kontrata i skadon pas dy viteve.