Suedia po mirëpret Përfaqësuesen e Kosovës në “Friends Arena”, për ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″.
Në stadium ka rreth shtatë mijë tifozë nga të gjitha trojet shqiptare.
Madje, në stadium është shpalosur tashmë edhe një flamur gjigant kuq e zi.
Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, dhe është ndeshja e gjashtë për këtë kampanjë.