Paul Pogba thuhet se ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja e Francës, pas komenteve të diskutueshme të bëra nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron. Media të ndryshme shkruajnë se mesfushori i “Djajve të Kuq” erdhi në këtë vendim pas komenteve të bëra nga Macron të premten, si dhe nderimit të qeverisë për një mësues të masakruar, i cili tallej me profetin Muhamed.
Kthesa dramatike e ngjarjeve për fituesin e Kupës së Botës 2018 vjen pas prerjes së kokës së një mësuesi, Samuel Paty, veprim të cilin Macron e përshkroi si sulm terrorist islamik. Presidenti i Francës, gjithashtu shtoi: “Uniteti dhe vendosmëria janë përgjigjet e vetme për monstruozitetin e terrorizmit islamik”.
Besohet se si një mysliman francez, Pogba ishte shumë i ofenduar nga komentet e bëra në media nga presidenti dhe tani ka vendosur të heqë dorë nga përfaqësimi i “Les Blues”. Megjithatë, as Pogba dhe as Federata Franceze e Futbollit (FFF) nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare mbi situatën e tensionuar, që ka shpërthyer gjatë ditëve të fundit.