Lumi: Presidentët e FFK-së ndër vite dhe ja pse Agim Ademi fitoi mandatin e dytë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi javën e kaluar e fitoi mandadin e dytë në krye të FFK-së, shkruan Demokracia.com.

Ai në Kuvendin Zgjedhor të 6 prillit, mori mbështetjen e 42 delegatëve nga 43 sa ishin prezentë.

Si kurrë më parë këtë herë zgjedhja për President të FFK-së, bëri shumë bujë në opinion. Krahu i opozitës bëri luftë të madhe për ta larguar nga posti Ademi, por nuk ja arriti.

Sipas analistit Alban Lumi arsyeja pse Ademi mori edhe një mandat, ishte puna e madhe e tij që bëri dhe sigurisht edhe programi i mirë i tij bëri që delegatët të rreshtohen krah tij dhe t’ia besojnë edhe një mandat 4-vjeçar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Agim Ademit:

Në kohën e Agim Bytyqit, u themelua Federata dhe filloi pavarësimi i futbollit nga ai ish-jugosllav;

Në kohën e Rexhep Abdullahut, futbolli vazhdoi qëndresën e tij dhe vetë themelit të shtetit, u krijua Liga e Parë Unike, e cila sot mbanë emrin e Superligës;

Në kohën e Sabri Hashanit, u rikthyem në stadiume dhe filluan orvatjet e ndërkombëtarizimit;

Në kohën e Fadil Vokrrit, u pranuam në UEFA e FIFA;

Në kohën e Agim Ademit, filloi zhvillimi i futbollit, kombëtarja u ngjit për një kategori në Nacional League, filloi ndërtimi insfrastruktures. Kombëtarja posedon kampin nacional, FFK shtëpinë e sajë me ambiente të standarteve të kohës. Futja e teknologjisë si VAR, etj. Shtimi i konkurrencës në Superligë, duke e shndërruar atë në dhjetë ekipe për ta bërë shumë interesnte dhe garë për çdo pozitë.

Këtë vit për herë Kosova do t’i këtë katër ekipe në garat evropiane.

E në Kuvendin e Fundit Zgjedhor, Agim Ademi mori besimin e më shumë se dy të tretave edhe për faktin se në kohët e të gjithë kryetarëve ishte pjesë aktive e futbollit të Kosovës, duke fillur si Kryetar i Klubit, anëtar i kryesisë së FFK-së e nënkryetar para se të merr vetë timonin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *