Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dje përmes ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie i ka dërguar një letër FFK-së në të cilën shkruan se ky institucion ka bërë shpikje me rastin e shpalljes së Kuvendit zgjedhor për kryetar me 6 prill.
Në letrën e ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Bislim Bislimit shkruan se këto shkelje i ka konstatuar Departamenti Ligjor i MKRS-së.
Megjithatë, njohësi i futbollit kosovar Alban Lumi ka konstatuar se kjo letër është e ndikuar politikisht, madje njëri nga nënshkruesit e asaj letër është kundërshtari më i madh i presidentit Ademi tash e një kohë.
“Letra e ministrisë është përpiluar nga zyrtari ligjor Ramiz Shala i cili ka dal hapur kundër Agim Ademit. Mund të shikoni në profilin e tij në Facebok. Nuk mund të merret seriozisht kjo letër dhe duhet bërë të qartë Departamentit të Sporteve ku punon Ramizi se nuk mund ta kapin FFK-në”, ka thënë Alban Lumi në ATV duke shtuar.
“Ramizi më herët në një emision televiziv ka përqesh personat që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë të ndaluar aktivitetin sportive, në vend të solidarizimit e afrimit të tyre në e rreth sportit. Ftoj Ministrin Çeku që të ndërmerr masa ndaj këtij zyrtari të ministrisë, i cili ka keqpërdorë pozitën për të njollosur një kategori të veçantë të njerëzve”, ka përfunduar Lumi.
Të kujtojmë se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, mbahet me 6 prill.