Sezoni i parë i Romelu Lukaku tek Interi po dëshmon më së miri ndikimin e tij në një kampionat krejtësisht të ri.
Ekziston vetëm një detaj “i vogël”, që sulmuesi belg do të duhet ta rregullojë: golin kundër emrave të mëdhenj, çfarë ka qenë një problem serioz në dy vite e gjysmë të fundit, siç nënvizohet nga “Tuttosport”.
Ky defekt i tij po konfirmohet edhe në Serie A, deri tani. Ish-sulmuesi i Manchester United, në fakt, e ka humbur takimin me rrjetën kundër pesë skuadrave kryesore në Itali: dështoi në ndeshjen e parë me Juventusin, në 180 minutat kundër Lazio, kundër Romës dhe, gjithashtu, ndaj Atalanta në fillim të janarit. Bilanci është zero gola në 5 ndeshje kundër skuadrave më të mira të Serie A.
Sidoqoftë, kjo prirje nuk është e re për gjigantin zikaltër, i cili kurrë nuk kishte arritur të shkëlqente në Premier League kundër “top 5” skuadrave atje.
Fatura totale flet për një gol në 25 ndeshje kundër 5 skuadrave të para në renditje.
Juventus-Inter mund të jetë rasti i shkëlqyeshëm për belgun, që të harrojë kritikat, të kthehet te goli kundër një skuadre të nivelit të lartë dhe të anulojë, të paktën pjesërisht, një statistikë, që e dënon atë. Goli ndaj bardhezinjve, ndoshta mund të jetë me peshë për titullin, në sfidën më të ethshme të sezonit.