Romelu Lukaku është zgjedhur si lojtari i vitit për Kombëtaren e Belgjikës.
Në një konkurrencë të ngushtë me Kevin de Bruyne, megjithatë Lukaku ka dalë fitues në fund për t’u zgjedhur lojtari i vitit.
Lukaku ka arritur të shënojë 5 gola në 5 paraqitjet e tij në vitin 2020 me Belgjikën.
Në anën tjetër, mesfushori de Bruyne ka realizuar 3 asistime dhe ka shënuar 1 gol.
Eden Hazard ishte emëruar si lojtari më i mirë në 3 vitet e fundit për Belgjikën.