Lukaku thumboi ashpër Ibrahimovicin në festën e golit: Zot, unë jam Zot, unë jam këtu – të thash

Ka vazhduar përplasja mes Romelu Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovicit, por kësaj here në distancë.

Kujtojmë se para pak javësh, sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit kishin një takim të ashpër, aty ku shkëmbyen edhe fyerje mes njëri-tjetrit.

Në javën e 23-të, Nerazzurët mposhtën 3-0 Rossonerët në San Siro, duke thelluar kështu diferencën në kreun e tabelës.

Belgu e shënoi golin e tretë të takimit për Interin, derisa në festën e golit thumboi Ibrahimovicin.

 

Lukaku bëri me shenjë se në Milano është vetëm një mbret dhe është vetëm ai e jo suedezi.

“Zot, unë jam Zot, unë jam këtu, të thash”, thumbon belgu në drejtim të Ibras. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *