Roma është futur fuqishëm në garë për transferimin e Romelu Lukakut nga Chelsea.
Sulmuesi belg vazhdon të stërvitet me ekipin e të rinjve të Chelseat pasi nuk është pjesë e projektit teknik të londinezëve.
Roma po mundohet të përfitojë nga kjo dhe ta rikthejë belgun në elitën e futbollit italian Serie A.
Drejtoresha e Përgjithshme e Romës, Lina Souloukou thuhet se ka fluturuar për në Londër, ku do të takohet me Chelsean për të diskutuar për Romelu Lukakun.
Megjithatë Calciomercato ka raportuar se ky transferim mund të bëhet realitet vetëm nëse Chelsea vendos ta zbres çmimin prej 40 milionë eurove.
Giallorosët duan huazimin e lojtarit me të drejtë blerje, por Chelsea dëshiron ta shesë atë menjëherë.
Në anën tjetër nëse londinezët pajtohen të ulin kërkesat e tyre deri në 25 milionë plus pesë të tjera në formë bonusesh, atëherë Roma mund të bëjë sakrificë për transferimin e belgut.