Chelsea ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku.
Lukaku është zyrtarizuar përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të Chelseas në rrjetet sociale.
Me t’u zyrtarizuar si lojtar i “Bluve” të Londrës, Lukaku është shprehur i lumtur që është rikthyer në “Stamford Bridge”.
Ai deklaroi se Chelsea ka qenë ekipi që e ka mbështetur nga fëmijëria dhe se ecuria e klubit i përshtatet ambicieve të tij.
“Jam i lumtur, i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm. Unë e kam mbështetur Chelsean si fëmijë. Mënyra se si po shkon klubi i përshtatet ambicieve të mia në mënyrë perfekte dhe sapo do të fitoj Serie A. Kjo mundësi vjen në kohën e duhur dhe ne mund të kemi shumë suksese së bashku”, tha Lukaku.
Romelu Lukaku u transferuar te Chelsea nga Interi për një shumë e cila raportohet të jetë 115 milionë euro.
Lukaku dhe Chelsea kanë nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.