Lukaku i “hedh benzinë zjarrit” situatës te Chelsea, e përshkruan veten si lojtar të Interit

Tifozët e Interit vunë re se pas intervistës Romelu Lukakut duke kërkuar falje për “Neurazzurët”, belgu ka ndryshuar profilin e tij në rrjetet sociale duke e përshkruar veten si një lojtar të Interit.

Postimi i tij i fundit në Instagram dhe Facebook ishte më 30 dhjetor, dita kur Sky Sport Italia transmetoi intervistën e Lukakut i cili premtonte se do të kthehet te Interi së shpejti.

Për shkak të këtyre deklaratave, trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel e la jashtë listës belgun për kryendeshjen e javës kundër Liverpoolit në Premierligë.

Tani është vënë re se faqja e Lukakut në Facebook ka “Inter Milan” në seksionin e biografisë dhe jo klubin e tij aktual Chelsea.

Instagrami i tij ka ende mbishkrimin “Chelsea”, ndërsa llogaria në Twitter është fshirë.

E ardhmja e sulmuesit belg, Romelu Lukakut te Chelsea do të vendoset ditën e hënë (sot).

Kështu la të kuptohet trajneri i “Bluve” të Londrës, Thomas Tuchel një ditë më herët kur njoftoi se do të bisedojë sot me Lukakun për të ardhmen e tij.

“Nesër (e hënë) do ta kemi një takim dhe do të vendosim. Të hënën do të bisedojmë dhe do të takohemi për ta marrë një vendim. Ai është lojtari ynë, gjithmonë ka një rrugë rikthimi”, tha Tuchel pas ndeshjes me Liverpoolin të dielën mbrëma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *