Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, sot do të zhvillohet një derbi tejet interesant në Premier Ligën angleze, ku Evertoni pret në shtëpi skuadrën e Tottenham Hotspur.
Ky derbi është ndeshja hapëse e xhiros së 32-të në Premier Ligë, ku të dy skuadrat do të luftojnë që të sigurojnë fitore, për t’i mbajtur shpresat për një vend në Top 4.
Pas 31 ndeshjeve, Tottenham zë vendin e shtatë, me 14 fitore, shtatë barazime dhe 10 humbje, duke arkëtuar 49 pikë, gjashtë sosh më pak se vendi i katërt, West Ham.
Në anën tjetër, skuadra e Evertonit pas 30 xhirosh ka regjistruar 14 fitore, gjashtë barazime dhe 10 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tetë, me gjithsej 48 pikë.
Jose Mourinho pritet të ketë të një skuadër të kompletuar, me shumë pak mungesa, ku në këtë ndeshje do të mungojnë vetëm Davies e Doherty.
Kurse, për trajnerin Carlo Ancelotti do të ketë më shumë probleme, ku nuk do të paraqiten Bernard, Delph, Doucoure, Gbamin dhe Mina, kurse në dyshim janë, Calëert-Leëin, Gomes, dhe King.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Everton (3-5-2): Pickford; Holgate, Godfrey, Keane; Coleman, Allan, Davies, Sigurdsson, Digne; Richarlison, Rodriguez
Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Lloris; Aurier, Alderëeireld, Rodon, Reguilon; Hojbjerg, Sissoko; Lucas, Ndombele, Son; Kane
21:00 Everton (8) – Tottenham Hotspur (7) (Stadiumi Goodison Park)