Lufta në Ukrainë/ UEFA përjashton klubin e madh rus nga Europa League?

Lufta në Ukrainë e shkaktuar nga Rusia vazhdon të ketë pasoja edhe në nivel sportiv.

Spartak Moska po shkon drejt përjashtimit nga kupat e Europës. Bild e parashikon këtë dhe raportojnë se UEFA duhet të vendosë anulimin e ndeshjes së Europa League mes moskovitëve dhe Leipzig, me pasojë kualifikimin automatik të skuadrës gjermane.

Ndeshja e parë ishte planifikuar të zhvillohet më 10 mars në Red Bull Arena, ndërsa ende nuk ishte bërë e ditur se ku dhe kur do të luhej ndeshja e kthimit.

Drejtori ekzekutiv i Leipzig, Oliver Mantzlaff tha: “Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me shoqatat dhe kemi besim të plotë në UEFA dhe vendimin e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *