Luajti 15 vite futboll në Kosovë, nga Trusti mund t’i tërheq vetëm 35 euro

Që nga paslufta, shumica e futbollistëve në Kosovë nuk kanë pasur nevojë fare për xhirollogari bankare.

Pronarët e klubeve zakonisht i kanë paguar me para në dorë.

Kësaj dukurie, lojtarët po ia shohin sherrin tani sepse llogaria e tyre në Trustin pensional është pothuajse e zbrazët.

Burim Sadiku, ish portieri disa skuadrave të njohura në Kosovë, thotë se gjatë gjithë karrierës së tij, ka të grumbulluara vetëm 350 euro në Trust.

“Kam luajtur 15 vite futboll aktiv, do të thotë kam qenë portier i parë dhe kam luajtur rregullisht. Unë mund të tërheq vetëm 35 euro sepse në Trust i kam gjithsej 350 euro. Këto para më kanë dalur veteve të fundit, sa kam luajtur te Feronikeli e Drenica” deklaroi Sadiku për Indeksonline.

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA kjo situatë ka ndryshuar.

Ekipet duhet t’i paguajnë lojtarët përmes bankës, përndryshe nuk mund të licencohen për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *