Xhudistja kosovare, Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në European Open të mbajtur në Sarajevë.
Kuka në finale e mposhti xhudisten italiane, Linda Politi në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Xhudistja e Kosovës në kohën shtesë realizoi një hedhje për “Waza-ari”.
Gara në Sarajevë nuk ishte e nivelit më të lartë, por për Lorianën është e rëndësishme që u kthye me sukses. Ajo nuk kishte garuar që nga Lojërat Olimpike të Tokios.