Rrallë kemi parë një skuadër të një kampionati të huajë ta nisë takimin me 4 futbollistë shqiptarë titullarë (pra nga minuta e parë), por te Lokomotiv Zagrebi i besojnë produktin të vendit tonë edhe në një ndeshje super delikate, përballë Hajduk Split.
Skuadra bardheblu hodhi në fushë Indrit Tuci, Enis Çokaj, Jon Mersinaj dhe Myrto Uzuni. Ndeshja nisi shumë keq, pasi miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë, por Kolinger rihapi gjithçka për vendasit.
Në pjesën e dytë, rrjeta që i dha shpresë Lokomotivës erdhi nga këmbët e mirditorit Indrit Tuci, që me të majtën shënjestroi portën e Hajdukut. Në minutën e 97-të, Lokomotiva arriti të realizonte edhe golin e fitores duke çuar në delir tifozët përreth stadiumit, nëpër pallate, por edhe përpara tv.
Lokomotiva vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditjen e kampionatit.