Lokaj: Fitorja e Arbërisë dëshmon për korrektësinë e kampionatit

Elita e futbollit kosovar ka hyrë në fazën finale të saj. Shumë skuadra i kanë ende objektivat e hapur si në luftë për titull ashtu edhe për ekzistencë.

Kjo edhe ka bërë që gara të nxehët maksimalisht e bashkë me të edhe dyshimet, shkruan Futbolli.info.

Dashakëqijtë e futbollit tonë vazhdojnë ta atakojnë në mënyra të ndryshme vetëm e vetëm ta zbehin imazhin e tij, megjithatë, duket se dëshira e tyre dita-ditës po bie në ujë.

Gazetari i mirënjohur kosovar Andin Lokaj, pas ndeshjes së sotme ku Arbëria e mposhti Feronikelin në Drenas ka thënë se matematikat e shumë-përfolura tashmë bien në ujë.

“Fitorja e Arbërisë në Drenas dëshmon se matematikat e shumë-përfolura bien në ujë. Futbolli është i bukur pikërisht për faktin që ndodhin rezultate nga më të papriturat. Shnet”, ka shkruar Lokaj në “Facebook”.

Të kujtojmë se deri në mbyllje të kampionatit kanë mbetur edhe 6 ndeshje të cilat pritet t’i japin garën një interesim mjaft të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *