Mesfushori i Adelaide United Juande pësoi një thyerje të tmerrshme të këmbës dhe karriera e tij ndoshta do marrë një kthesë aspak të mirë.
Sipas rregullave që u futën për shkak të koronavirusit, prania e një ambulance në ndeshje, besoni apo jo, nuk është e detyrueshme, ndaj nuk ishte e tillë as në ndeshjen e Melburnit.
Për shkak të kësaj, spanjolli fatkeq nuk mundi të transferohej menjëherë në spital. Ekipi mjekësor e ndihmoi në fushë, por Juande u largua nga fusha vetëm pas pak më shumë se gjysmë ore.
Futbollisti spanjoll u transferua në spital për operacion dhe karriera e tij pas këtij dëmtimi të tmerrshëm ndoshta ka mbaruar, pasi bëhet fjalë për një futbollist që është 36 vjeç.
Se sa e tmerrshme dukej gjithçka, tregojnë lotët e shokëve të skuadrës. Juande ishte më i guximshmi nga të gjithë, por askush tjetër nuk mund ta shikonte këmbën e tij.
The tackle that resulted in Eriksen on crutches ? pic.twitter.com/rnxt2TjN2X
— UtdChronicles (@UtdChronicIes) January 28, 2023