Lojtari më i mirë i turnet dhe Këpuca e Artë kanë shkuar për Lionel Messin në “Copa Ameria”.
Argjentina është kampione e “Copa America” për vitin 2021.
Lionel Messi me shokë kanë arritur të triumfojnë 1-0 në finale kundër Brazilit, për të shkruar historinë.
10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë tentimeve, pas shumë finaleve të humbura – më në fund ia doli.
Përvec trofeut, Messi u shpall edhe më i miri i turneut dhe golashënuesi më i mirë në Copa America.
Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qet, edhe pasi t’i varë atletet.