Rregullat e karantinimit kanë hapur telashe për lojtarin e skuadrës së Real Madrid.
Sergio Diaz është mes lojtarëve që është parë të thyej rregullat e karantinës, në Amerikën Jugore.
Diaz, lojtari i huazuar te Cerro Porteno, ishte kapur nga policia teksa po qëndronte në shtëpinë e shokut të tij të skuadrës, Sebastian Ferreira, transmeton lajmi.net.
Lojtarët tashmë do të meren në pyetje nga policia e Paraguajit, për sjelljet e tyre që nuk ishin në përshtatje me ligjin.
Diaz është pjesë e Real Madrid që nga viti 2016, pasi transferohej në Real Madrid pikërisht nga Cerro Porteno.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të meret për anëtarin e Real Madrid.