Mbrojtësi i Borussia Monchengladbachut, Stefan Lainer është diagnostikuar me lyphoma, të njohur ndryshe si kancer i cili e prek sistemin e imunitetit.
30 vjeçari, i cili ka bërë 125 paraqitje për skuadrën gjermane, do t’i nevojitet që t’i nënshtrohet tretmanit për kancer dhe pritet që të mungojë për një kohë të gjatë fushës së futbollit.
Drejtori i Monchengladbachut, Roland Virkus tha:
“Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japim Steviet tretmanin më të mirë të mundshëm. Ne i urojmë atij dhe familjes fuqi të madhe dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Në një komunikatë të postuar në faqen e klubit, Monchengladbach bëri të ditur që nuk do të jepen detaje të mëtejshme për tretmanin ose gjendjen e lojtarit.