Manchester City festoi titullin e ri të kampionit të Anglisë me fitoren e djeshme 1:0 ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 37-të të Premierligës. City siguroi titullin të shtunën, pas humbjes së Arsenalit në Nottingham Forest, kështu që Pep Guardiola e priti Chelsean pothuajse me një ekip rezervë. Në 11-shen e parë u përfshi futbollisti spanjoll Aymeric Laporte (28), i cili luajti deri në minutën e 78-të, kur u zëvendësua nga bashkatdhetari Rodri.
Laporte nuk ishte futbollist standard këtë sezon. Ai luajti 22 ndeshje për 1771 minuta, ndërsa së fundmi gjithnjë e më shpesh përmendet largimi i tij i mundshëm nga City pas pesë vitesh.
Pas ndeshjes së djeshme, Laporte shpërtheu në lot në fushë në mes të festës, ndaj bashkëlojtarët dhe familjarët iu desh ta ngushëllonin. Anglezët besojnë se ky është konfirmimi i largimit të tij nga klubi në fund të sezonit.
Laporte mbërriti te City për 65 milionë euro nga Bilbao.
We love you, @Laporte! ????????pic.twitter.com/eCYxDqblQa
— City Xtra (@City_Xtra) May 21, 2023