Lojtari i Barçës tallet me Vinicius; shprehja që i tha gjatë ndeshjes bën xhiron e botës

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit në “Bernabeu”, përveç rezultatit 4-0 në favor të blaugrana-ve, tregoi se disa lojtarë miq ishin dukshëm superior. Ato fituan duele të shkëlqyera individuale.

Këtu kemi parasysh duelet mes Nacho dhe Dembélé, Ferran dhe Carvajal apo Araujo dhe Vinicius. Pikërisht, pas një aksioni mes qendërmbrojtësit uruguajan dhe sulmuesit brazilian, një tjetër lojtar i Barçës, Eric Garcia iu drejtua Vinicius me disa fjalë: “Ti, vitin tjetër je Topi i Artë”.

Kamerat e “Movistar” e kapën këtë moment pikant nga ndeshja. Lojtarët e Barçës, veçanërisht mbrojtësit, ishin të nxehtë me Vinicius që në momentin që ai tentoi të mashtronte arbitrin me një simulim të dukshëm brenda zonës.

Ter Stegen, Pique, Araujo dhe vetë Eric e kritikuan për qëndrimin e tij, në përpjekje për të mashtruar dhe që nga ai moment sulmuesi brazilian u shkëput nga loja. Pasi u përpoq vazhdimisht, por pa sukses, sulmuesi brazilian mori atë koment nga Eric Garcia, që pas ndeshjes u bë “viral” në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *