Lojtarët më të shtrenjtë në Superligë, asnjë lojtar i Ballkanit?

Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Gledi Mici, është lojtari më i shtrenjtë në Superligë, i cili vlerën në total e ka 475 mijë euro.

Superliga që disa edicione është bërë shumë interesante dhe përballjet me ekipet po janë shumë të forta. Krejt kjo vjen si shkak i investimeve të mëdha të ekipeve në lojtar.

Ndërkaq këtë vit, apo saktësisht në edicionin 2020/21, klubet kosovare kanë investuar para të mëdha duke transferuar super-lojtar të cilët kanë vlerë të madhe.

Në këtë edicion sipas ueb-faqes “transfermarkt.com”, lojtari më i shtrenjtë në Superligë është Gledi Mici i Prishtinës i cili ka vlerë 475 mijë euro.

Pas tij vjen Marko Simonovski i Ferronikelit, që ka vlerë 450 mijë euro. Në vendin e tretë është Vladica Brdarovski i Dritës me vlerë 400 mijë euro.

Në vendet katër dhe pesë janë dy lojtarët e Prishtinës, Ahmed Raddaoui dhe Enis Gavazaj që kanë vlerën e njëjtë prej 350 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *