Lojtarët e Manchester Cityt janë rreshtuar për t’i bërë gardë nderi kampionit të ri të Premierligës, Liverpoolit, në stadiumin Etihad.
Liverpooli e fitoi kurorën e Premierligës të cilën City e kishte bartur në dy sezonet e fundit, të enjten kur pritja 30-vjeçare për titull në ligë përfundoi pasi skuadra e Pep Guardiolës u mposht 2:1 nga Chelsea në Stamford Bridge, transmeton GE.
Pasi e humbi titullin sezonin e kaluar për vetëm një pikë në garë me City, skuadra e Jurgen Kloppit e mbizotëroi ligën elitare angleze këtë sezon, duke e fituar titullin me në mënyrë rekorde, shtatë ndeshje pa përfunduar kampionati, duke i fituar 28 prej 31 ndeshjeve të luajtura deri tani.
The Man City players give Liverpool the Guard of Honour.
? (@IanDoyleSport) pic.twitter.com/utICJ7ECAX
— Anfield Hour (@AnfieldHour) July 2, 2020