Kombëtarja e Kosovës është e gatshme ta zhvillojë sfidën ndaj Sllovenisë.
Në ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova do përballet me Slloveninë, ku do jetë ndeshja e tretë e grupit.
Siç e kërkon protokolli, “Dardanët” janë testuar për Covid-19, ku nga të gjitha testet e bëra, asnjë lojtar nuk ka rezultuar pozitivë.
Me këtë lajm të gjithë lojtarët e mbetur janë në dispozicion për teknikun Bernard Challandes.
Aktualisht kombëtarja është duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku nesër do përballen ndaj Sllovenisë me fillim nga ora 20:45.