Lojtarët e Juves dhe Roma-s nderojnë arbitrin Rocchi në ndeshjen e tij të fundit, shpërthejnë rrjetet sociale

Gianluca Rocchi është tërhequr pas 263 ndeshjesh.

Arbitri i njohur ka drejtuar mbrëmjen e së shtunës ndeshjen e tij të fundit në Serinë A, atë mes Juventus-it dhe Roma-s.

Ai është nderuar nga të dy skuadrat në përfundim të ndeshjes. Një gjest i bukur, por që është shoqëruar nga shumë komente ironike në rrjetet sociale.

Ja disa prej tyre:

“Arbitri Rocchi largohet nga futbolli pas 17 vitesh dhe merr standing ovation nga shokët e skuadrës dhe tifozët e tij”.

“Lamtumira nga futbolli e një arbitri të madh. Do të na mungosh, e them si juventin”.

“Rocchi është nderuar në stadiumin e tij me shokët e skuadrës bardhezi që i kanë dedikuar duartrokitjen e fundit, më pas klubi do të tërheqë edhe fanellën e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *