Dembele ka pësuar një tjetër lëndim, i cili do ta mbajë jashtë fushave të blerta për pjesën e mbetur të sezonit.
Para ndeshjes kundër Getafe, të cilën Barca aktualisht po e luan në shtëpinë e saj në ‘Camp Nou’, lojtarët ‘Blaugrana’ kishin përgatitur diçka për francezin Dembele.
Të gjithë lojtarët e Barcës kanë zbritur në fushë duke mbajtur të veshur një fanellë të shokut të tyre të skuadrës.
Me këtë veprim ata kanë përcjell mesazhin se qëndrojnë krahë tij.
Më poshtë mund ta shihni një fotografi me lojtarët e Barcës, që mbanin fanellën e Dembele të veshur.