Lojtarët anglezë do të dhurojnë 11 milionë euro për Shërbimin Spitalor, nëse fitojnë finalen

Lojtarët e Anglisë do të dhurojnë paratë e tyre të fituara në Euro 2020, për donacione të ndryshme të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, pas finales të së dielës kundër Italisë.

Shoqata e Futbollit do të ketë mundësinë për të marrë rreth 28 milionë euro nëse Anglia mund Italinë në Wembley.

Një pjesë e kësaj pagese, rreth 11 milionë euro, do të ndahen midis skuadrës 26 antarëshe të Gareth Southgate, por lojtarët duan të dhurojnë fitimet e tyre për të ndihmuar Shërbimin Shëndetësor.

Nëse Tre Luanët munden nga Italia në finale, skuadrës do t’i jepet një bonus i reduktuar prej rreth 10 milionë eurosh.

Lojtarët e Anglisë tashmë po dhurojnë tarifat e tyre të ndeshjeve për çdo lojë të Euro 2020, për kauza të denja.

Ndërkohë, mesfushori Jordan Henderson është vlerësuar për shërbime bamirësie, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv.

Henderson është njohur për ndihmën e tij në formimin e një fondi bamirës “Lojtarët e Bashkuar”, i cili mbështeti donacionet e Shërbimit Shëndetësor gjatë pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar.

Finalja e Anglisë në Euro 2020 kundër Italisë luhet të dielën në Wembley.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *