Llapi është përforcuar edhe me një futbollist për edicionin e ri të Superligës së Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtësin italian, Juan Di Lorenzo.
Llapi i ka orfuar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“24-vjeçari italian me nënshtetësi argjentinase në edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit OF Lerapetras, me të cilët ka zhvilluar 30 paraqitje në divizionin e dytë të Argjentinës dhe ka realizuar një gol. Di Lorenzo është paraqitur për Kombëtaren e Argjentinës për grupmoshën U17 si dhe ishte pjesë edhe e Kombëtares U20 të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Llapi më herët ka transferuar edhe disa futbollistë.