Ai në 6 mujorin e fundit ishte pjesë e FC Lirisë.
Kadriu është pajtuar të jetë pjesë e klubit me kontratë 1 vjeçare e gjysmë.
“Leutrim Kadriu, 25 vjeçar, i lindur më 01.04.1994 në Podujevë. 25 vjeçari ka qenë pjesë e klubit në edicionin 2016/17 & 2017/18.
Pas aventurave tek Vushtrria me të cilët u inkuadrua në Superligë dhe tek Liria për gjashtë muaj, Leutrim Kadriu rikthehet në vendlindje dhe bashkarisht me futbollistët tjerë të skuadrës premton se do ta jap më të mirën drejt realizimit të objektivave të klubit”, njofton Llapi.
Ai ka pozuar me trajnerin Tanir Batatina në prezantim.