Llapi skuadra më efikase, Feronikeli zhgënjen, në 16 ndeshje ka shënuar vetëm pesë gola

Kampionati i Kosovës në futboll ka hyrë në një fazë shumë interesante.

Kur kanë kaluar 16 ndeshje nga ky kampionat, gara vazhdon të mbetet shumë e ekuilibruar pa ndonjë skuadër të theksuara sa i përket titullit.

Ballkani, Gjilani, Drita, Llapi e Prishtina janë ekipet që po e pretendojnë trofeun, derisa në luftë për mbijetesë garojnë pesë skuadra tjera, Feronikeli, Dukagjini, Ulpiana, Drenica e Malisheva.

Llapi është skuadra më efikase anipse më pikë mbetet pesë sosh larg vendit të parë. Ekipi i Tahir Batainës ka shënuar plot 25 gola duke u bërë kështu skuadra më sulmin më efikas.

Keq nuk qëndron as Ballkani që ka shënuar 21, derisa Drita që është në mesin e skuadrave që po e pretendon titullin ka më së paku gola të shënuara 18 sosh. Prishtina e Gjilani kanë shënuara nga 20 përkatësisht 19 gola.

Skuadra që ka zhgënjyer më së shumet këtë edicion është Feronikeli. Ajo në 16 ndeshje ka shënuar vetëm pesë gola derisa ka pranuar hiq më pak se 22, duke mbetur në pozitën e fundit në tabelë me 10 pikë.

Të kujtojmë se deri në fund të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe mbetet të shihet se kush do të përfitojë më së shumti para se skuadrat të shkojnë në pushim dimëror. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *